FITO MAKSIMUMIN NGA ÇDO SHIKIM

Video player i personalizuar

Në ditët e sotme mediat online zakonisht përdorin video player të uebsajteve të treta, të cilët bëjnë të pamundurën që t'ju marrin vizitorët në faqen e tyre me anë të lidhjeve që vendosin në logo, videove të ngjashme apo reklamave të ndryshme. Ne ju ofrojmë një video player të personalizuar me logo, ngjyra, dizajn duke e bërë atë pjesë të faqes tuaj. Platforma jonë ju mundëson monetizimin dhe hostimin e videove pa asnjë kosto.

Konvertoni shikimet në të ardhura

Platforma jonë ju mundëson monetizimin e videove, i cili sjell të ardhura nga reklamat që shfaqen në videon tuaj. Ne ju ofrojmë të ardhurat më të larta për çdo shikim, duke shfaqur reklamat e kompanive më të mëdha shqiptare dhe jo vetëm. Reklamat që mund të shfaqen janë video-reklama dhe banera statik. Video-reklama mund të shfaqet gjatë videos, ndërsa banerat statik para se ajo të fillojë.

Kosto zero për një shërbim premium

Duke pasur parasysh kostot e larta dhe të papërballueshme të hostimit dhe bandwidth-it të videove, ne kemi krijuar një sistem posaçërisht për mediat online, që ju ndihmon të menaxhoni videot tuaja pa asnjë kosto dhe pa limit në hapësirë dhe bandwidth. Videot konvertohen dhe përshtaten për të gjitha llojet e ekraneve duke ju mundësuar të arrini çdo vizitor kudo që ndodhet.

Statistika në kohë reale

Pjesë e rëndësishme e paltformës tonë është dhe video analytics, që mundëson në kohë reale të shikoni statistika të detajuara për çdo video. Shikoni pajisjet që vizitorët përdorin për të aksesuar videot tuaja, uebsajtet që kanë shpërndarë videot dhe në cilët uebe video po bëhet virale, sa njerëz kanë shfaqur interes duke e shpërndarë videon në rrjetet sociale dhe nga cilët shtete vizitorët aksesojnë videot tuaja.
është absolutisht një program shumë i thjeshtë në përdorim, i cili të merr pak kohë për të realizuar një fushatë qoftë banner statik apo video, duke bërë targetimin e duhur në pozicionin premium. Të jep mundësinë të luash me kreativitetin, të tregosh detaje që me imazh vështirë të tregohen e për më tepër ta bësh produktin sa më të prekshëm dhe të kuptueshëm. Perveç thjeshtësisë, akoma më mirë është menaxhimi dhe statistikat e detajuara në çdo kohë për të marrë vendimin e duhur për fushatën duke maksimizuar klikimet dhe shitjet. Vlerësimi im për Abingmedia është 10.

Marcela Allamani, Menaxhere Marketingu në NetTrade Albania

A JENI GATI Të BëHENI PJESë E PLATFORMëS?
Skuadra jonë do t'ju ndihmojë në çdo hap tuajin drejt suksesit